Tarifat e Trump/ Ciko: Kaos dhe efekte negative në ekonominë botërore, do të ndihet dhe tek ne (VIDEO)

Tarifat e Trump/ Ciko: Kaos dhe efekte negative në ekonominë botërore, do të ndihet dhe tek ne (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, flet për kaos dhe efekte negative në ekonominë botërore, vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj vendeve me të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Bashkimin Europian.

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se masat do të ndihen edhe tek Shqipëria dhe Kosova, për shkak se preken çmimet e produkteve të ndryshme.

Ndikimi më i madh do të jetë së pari për ekonominë amerikane, se ndryshe nga pritshmëritë e administratës Trump, mendoj se pasojat mund të jenë dramatike për gjithë ekonominë botërore dhe amerikane.

Çmimet e produkteve që konsumohen në Amerikë, do të pësojnë një rritje në një mënyrë paksa të çuditshme.

Se edhe tarifat, vendet që i aplikojnë, i vendosin mbi bazën e produkteve dhe jo prej vendeve nga importohen.

Tarifat që u shpallën, tregojnë se ka tarifa të ndryshme për produkte që vijnë nga vende të ndryshme.

Preferencat e Trump ndaj vendeve të Bashkimit Europian janë të ndryshme dhe kjo besoj se do të ngjallë edhe diskutime.

Shpresoj që kjo të kalojë sa më shpejt dhe pa një kosto për konsumatorët dhe jo vetëm për ata amerikanë.

Është largim ndaj politikave liberale dhe hapjes së tregut, por janë masa proteksioniste dhe mbyllje e ekonomisë.

Edhe në rastin e Shqipërisë dhe rajonit tonë, këto masa do të ndihen edhe te Shqipëria.

Nuk shoh një rrezik të konsiderueshëm në eksportet tona drejt SHBA, pasi ato janë të kufizuara dhe kanë qenë gjithmonë të kufizuara.

Eksportet tona drejt SHBA janë rreth 70 milionë dollarë. Eksportet drejt SHBA përbëjnë rreth 2.5% të eksporteve tona.

Eksportet tona janë të kufizuara dhe në produkte dhe një kategori e tyre janë prodhimi i bimëve medicinale dhe vajrat që nxirren nga këto bimë si dhe çeliku.

Nuk do të doja që vendosja e tarifës të përkeqësonte jetesën e atyre vendeve ku kultivohen këto bimë medicinale, të cilat zakonisht kultivohen në zonat e varfra.

Importet nuk do të preken shumë, pasi importojmë kryesisht makina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy