Rama: Keqardhje të thellë për BE-në, do vazhdojmë rrugëtimin me shpresën që shekullin e ri të jemi anëtarë!

Rama: Keqardhje të thellë për BE-në, do vazhdojmë rrugëtimin me shpresën që shekullin e ri të jemi anëtarë!

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në konferencën e përbashkët për media me homologun e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić, në Samitin e BE.

Rama u shpreh i keqardhur për BE-në, ndërsa ironizoi se Shqipëria do të vijojë rrugëtimin evropian me shpresën se do të anëtarësohet shekullin tjetër.

Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE-në. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t’i ndihmoj. U përpoqa të them disa gjëra në takim. Do ndaj me ju disa prej tyre. U thashë që ndihesha mirë dhe keq të isha me ta, ndihesha mirë sepse jemi evropianë, por ndihesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si evropianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është vërtet diçka shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe as një luftë kaq kërcënuese, nuk ka mundur t’i bëjnë bashkë. Pra ç’të bëjmë. Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tim drejt anëtarësimin me shpresën që shekullin e ri do të jemi anëtarë, duke u përballur me një Bullgari këtu, një atje, një të tretë gjatë rrugës. Ne do ta vlerësonim shumë nëqoftëse Komuniteti i ri i Evropës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes të qëndrojmë së bashku”.

Kreu i qeverisë shqiptare drejtoi gjithashtu një lutje për Bashkimin Europian.

Thirrja ime e fundit, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim të madh të Europë, pavarësisht farsave, sepse ne për herë ë parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Europa është fe, shqiptarët do vazhdojnë, por edhe në Ballkan ka shumë, proeuropianë. Lutja ime për ta ishte, ju lutemi mos e lini be të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin!"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy