Ne duhet të kujtojmë se Rusia tani po lufton për të mos qëndruar në Mariupolin tonë ose në Krime, por për të qenë në gjendje të vijë në Tartu, në Estoni, ose në Gdansk, në Poloni.
Dhe shumë prej jush e kanë jetuar këtë të kaluar.
Kështu tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur në Këshillin Evropian.
Po ashtu Zelensky tha se përpjekja e Rusisë për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE ose NATO ka të bëjë me qëllimin e këtij shteti për të hequr nga organizatat çdo komb që është atje.
“Rusia po përpiqet të ndryshojë kufijtë e Ukrainës jo vetëm për të marrë nën kontroll rajonin tonë, por edhe për të ndryshuar kufijtë që nuk i pëlqejnë. Ju e keni parë këtë në të kaluarën. Përpjekjet e Rusisë për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE ose NATO nuk ka të bëjë vetëm me vendin tonë, por shumë më tepër, domethënë me aftësinë për t'i hequr BE-së ose NATO-s çdo komb që është tashmë atje, pa i kërkuar as vullnetin atij kombi”, tha Zelensky.



