Softa: Zbardhja e policëve të inkriminuar të nisë nga Shkodra. Do jetë qytet problematik në 2025-ën (VIDEO)

Softa: Zbardhja e policëve të inkriminuar të nisë nga Shkodra. Do jetë qytet problematik në 2025-ën (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli në MCN Live mbi ekzekutimin e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër. Fatjon Softa theksoi se kjo ngjarje ishte një lajmërim që Shkodra do jetë një qytet shumë problematik sa i takon krimeve gjatë 2025-ës. Ai shtoi se ndryshimet e herë pas hershme në kupolën e Policisë nuk i bëjnë mirë strukturës. Softa thotë se ka një perceptim te publiku për inkriminim në nivele të larta të “bluve”, që i bën qytetarët më pak bashkëpunues me policinë. 

Drupal Ad

Ngjarja është e rëndë, tregon edhe një herë që krimi vazhdon të jetë dominant në këtë qytet verior të vendit, grupet dhe aktivitetet kriminale, vazhdojnë të jenë një nga zonat më problematike në vend. E analizoj si një lajmërim që Shkodra do jetë një qytet shumë problematik gjatë 2025-ës. Fakti që kemi ndryshime në strukturën e policisë, s’do të thotë që do ketë ndryshime. Baza mbetet ajo që është struktura bazë e policisë, që ka nevojë për një krah më të fortë, duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Edhe vet punonjësit e policisë janë të trembur. Vet punonjësit e thjeshtë të policisë kanë shumë frikë nga krimi i organizuar. Ky është problem shqetësues. Ndryshimet në Policia kanë qenë të herëpashershme. Sot kemi një ndryshim ligjor, por do jetë pjesa e fillimit të vitit si provë. Nuk është se ata që u ndryshuan nuk ishin profesionistë. Këta që janë sot drejtues gëzojnë një reputacion patjetër, vijnë me backround, por ndryshimet e shpeshta dhe të menjëhershme s’do t’i bëjnë mirë strukturës. Brenda strukturës është edhe lufta ndaj personave të inkriminuar, që e kanë tradhtuar, dhe që janë bërë bashkë me grupet. Janë të gjitha ato materialet që vijnë nga përgjimet e SKY Ecc, ku kanë dalë në pah që persona të një niveli të lartë të strukturës policore, si shefi i Operacionales, ish-drejtori i Policisë Lezhë, dhe të tjerë, apo në kohën kur është aluduar për një ish-ministër të Brendshëm, kur ish-drejtori i Vlorës është akuzuar për përfshirje në trafikim apo kultivim të lëndëve narkotike. Është krijuar një perceptim te publiku që ka një inkriminim, nuk e dimë derisa dhe deri ku, por e bën qytetarin më pak bashkëpunues me strukturën policore”.

Softa tha që politikanët ndikojnë shumë te drejtuesit e qarqeve dhe ka ndërhyrje. 

Ajo që kam vlerësuar në ndryshimet e kupolës, s’janë emrat, por që të gjithë ata që ishin kandidatë për drejtorë të përgjithshëm, apo drejtues qarqesh, ka patur një filtër, ku Prokuroria dhe SPAK-u mund të jepnin informacion. Por kjo s’do të thotë që informacionet që mund të vijnë nga zbërthimi i Matrix, mund të kemi të dhëna të reja, por filtrimi të paktën ka bërë një lloj kontrolli të integritetit moral. Sa persona ka të implikuar policia, kjo duhet të fillojë me Shkodrën, dhe me gjithë qytetet e tjera, duke i dhënë kohë strukturës dhe personave të emëruar. Kush janë grupet që veprojnë në Shkodër? Ka një shqetësim në atë qytet. Duhet të godasin krimin aty ku është më i fortë. Për aq kohë sa grupet janë të qeta kur ka ndryshime politike...Politikanët ndikojnë shumë. Individët me pushtet politik kanë ndikim në këto qytete. Fakti që s’kanë qenë të lirë drejtuesit e qarqeve, por kanë qenë të influencuar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy