
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sakos e cila sipas raportit më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka shkaktuar një dëm financiar në miliona euro.
Për analistin Rolad Bejko, ky është një skandal i hershëm, të cilën do duhej ta zbulonin këshilltarët bashkiak të opozitës që në vitin 2018, e jo të njiheshm mes raportit të KLSH.
Bejko, tha në ‘MCN lajme’ se drejtësia është tashmë shumë vonë për hetimin.
Ky është një hetim që ka bërë KLSH-ja këtë vit por bëhet fjalë për vite të mëparshme i shtrirë që nga 2018 e në vazhdim.
Nuk janë pas 6 e ca milion € të ikin nga buxheti i në bashkie. Natyrisht se është vonë drejtësia, vonë edhe partitë politike të cilat nuk e kanë zbuluar por do duhej raporti i KLSH që të merrnin vesh e të bëhej publike.
Dhe jo vetëm një indicie, por është ndezur llambë e kuqe, është një alarm, drejtësia do duhej të veprojë më shpejt dhe urgjentisht, jo vetëm këtu por edhe në bashkitë tjerë.
Ne do duhej të ishim njohur më herët për këtë ngjarje, them se do duhej te kishte ndodhur përmes këshilltarëve të opozitës, qoftë ata të PD sot dhe të partive të tjera. Të gjithë ata përmes komisioneve të bënin hetime për fondet e taksapaguesve shqiptar se si menaxhohen nga bashkitë.
Dhe fakti qe nuk e kemi marrë vesh këtë skandal do të thotë që këshilltarët nuk e kanë bërë punën e tyre, as Prokuroria e Rrethit, por as qytetarët. Nuk flas këtu për administratën e brendshme të bashkisë, ata janë në rresht për ndërgjegjen e tyre, po kështu edhe Prefektura të kryente rolin e vet.



