“Shpëtova veten nga burgu”, Nano: Gazetaria më erdhi në fyt, por diplomacia nuk ishte për mua

“Shpëtova veten nga burgu”, Nano: Gazetaria më erdhi në fyt, por diplomacia nuk ishte për mua

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, analisti Mustafa Nano ka folur hapur për largimin e tij nga gazetaria, eksperiencën si ambasador dhe dorëheqjen e mëvonshme, duke e cilësuar këtë vendim si një nga gabimet më të mëdha të jetës së tij.

 

I pyetur pse u largua nga media dhe pse zgjodhi diplomacinë, Nano u shpreh se kishte përjetuar një lodhje të thellë nga gazetaria.

 

Pata një velitje nga bota e gazetarisë… gazetaria më erdhi deri në fyt, por rezultoi se ishte një nga gabimet më të mëdha të jetës sime.

 

Ai kujtoi se kishte pasur një përvojë të hershme të shkurtër në diplomaci, por nuk e kishte ndjekur për shkak të zhvillimeve të vitit 1997. Ndërsa rikthimin e dytë në këtë fushë e përshkroi si një përpjekje me dëshirë të mirë, por jo të përshtatshme për natyrën e tij.

 

Nano tregoi se e shijoi detyrën për disa muaj, por më pas u përball me një ndjenjë boshllëku.

 

E shijova për 9 muaj, por më pas e pash veten në zbrazëti dhe kuptova se ajo punë nuk ishte për mua.

 

Sipas tij, mungesa e lirisë personale ishte një faktor kyç në vendimin për t’u larguar.

Për 30 vjet isha një njeri i lirë… ndërsa aty pas 30 vitesh i kisha eprorët. Duhet të merrja leje për çdo intervistë apo çdo shkrim… unë e pash veten aty si një i burgosur dhe vendosa të arratisesha nga burgu.

 

Analisti kërkoi gjithashtu ndjesë publike për mënyrën se si u zhvillua e gjithë kjo histori.

Dua t’u kërkoj falje të gjithëve…” deklaroi Nano, duke theksuar se në këtë proces ishin përfshirë shumë institucione dhe persona që nuk e kishin pritur dorëheqjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy