Vëllai i viktimës për Mcn TV: Pëllumbin e ka vrarë bashkëshortja e tij. Prej 22 vitesh nuk kisha komunikim me Blerinën e fëmijët

Vëllai i viktimës për Mcn TV: Pëllumbin e ka vrarë bashkëshortja e tij. Prej 22 vitesh nuk kisha komunikim me Blerinën e fëmijët

Ramazan Meta, vëllai i të ndjerit Pëllumb Meta, që dyshohet se u vra nga fëmijët e tij, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV ngriti akuza ndaj bashkëshortes së viktimës. 

Ramazan Meta tha në një intervistë për gazetarin Besmir Pula që "Blerina Meta është autorja dhe ideatorja e krimit makabër të vrasjes së vëllait të tij". 

Ndër të tjera ai zbuloi se prej 22 vitesh nuk kishte komunikim me Blerina Metës dhe fëmijët e saj, pasi sipas tij "ajo nuk i donte njerëzit e burrit". 

Sa i përket krimit makabër, unë mendoj që është bashkëshortja që e ka përgatitur këtë skenar makabër, edhe fëmijët që kanë marrë pjesë familjarisht në këtë ngjarje. Kanë qenë shumë të qetë pas ngjarjes. Ka ngulur këmbë djali i xhajës për denoncimin. Më mori në telefon edhe më tha ‘shiko nga është Pëllumbi s’e s’më del në telefon’. Unë duke punuar te shtëpia si të gjithë. Shkaku i telefonit qe, që e kërkonte djali i xhajës, pastaj u interesova edhe unë. Urgjentisht më tha, merr xhajën, edhe të bëjmë padinë në policinë. Kishin fshehur edhe makinën pasi e kishin kryer atë punë. Marrëdhëniet e fëmijëve me Pëllumbin kanë qenë shumë të mira. Nuk jam në dijeni që kishte armë në shtëpi. Sot armët janë nëpër rrugë, arma gjendet sot kudo. Me Blerinën ka pasur marrëdhënie shumë të mira. S’e di a ka ushtruar dhunë. Në televizor kam dëgjuar që kishte dashur ta fejojë. S’ka fejesë me zor në këtë kohë. A mund të bëjë gjë brenda fëmija pa e ditur prindi?! Në asnjë mënyrë. Këto të fejesës janë stërhollime për të justifikuar krimin. Me bashkëshorten e vëllait s’kam pasur komunikime, ajo s’i donte njerëzit e burrit brenda. Nuk komunikoja as me fëmijët. 22 vjet një herë më ka thënë Hygerta mirëmëngjes. Krimin e ka kryer vet bashkëshorta. Se nëna e saj ka vrarë vjehrrën. Vjehrrën e vrau, burrin e la sakat. Ajo rrjedh nga një familje gjakpirësish”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy