Arrestimi i gjyqtares/ Rama: Lajm i shumëpritur për ne që mbështesim reformën në drejtësi

Arrestimi i gjyqtares/ Rama: Lajm i shumëpritur për ne që mbështesim reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama reagoi pas operacionit të SPAK në Krujë ku u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, që lironte të dënuarit përjetë.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se ky është një lajm i shumëpritur dhe që vjen falë reformës në drejtësi. 

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!.

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s'ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s'kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet,” shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy