Vdekja e John McCain, një nga politikanët më me ndikim amerikanë të shekullit të kaluar, që kurrë nuk e fitoi Shtëpinë e Bardhë, mblodhi udhëheqësit nga të dyja anët e politikës të shtunën në Katedralen Kombëtare në Uashington për shërbimin e tij përkujtimor.
Senatori amerikan, një republikan që kishte përfaqësuar Arizona për dekada dhe ishte i njohur si një hero lufte dhe një luftëtar politik, vdiq të shtunën e kaluar pasi humbi luftën me kancerin e trurit, vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij të 82-të.
Të shtunën në mëngjes, një ditë pasi iu bën nderime të rralla në Kapitol hill, politikanët dhe mbështetësit e tij u mblodhën për të thënë lamtumirë, në një lloj takimi dypartiak.
Heroi i Luftës së Vietnamit, i cili u bë një nga politikanët më të lartë të Amerikës, vdiq një javë më parë nga kanceri i trurit në moshën 81 vjeç.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama i shoqëruar nga bashkshortja e tij Michelle dhe George W. Bush i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Laura kanë nderuar të shtunën senatorin amerikan John McCain, hero i luftës, arkivoli i të cilit u soll në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit.
Mes tyre ishte edhe Hillari dhe Bill Klinton, një ditë pasi morën pjesë në funeralin e Aretha Franklin në Detroit.
Presidenti Donald Trump nuk është i pranishëm në shërbimin funeral të senatorit, pasi dy republikanët kishin dallime të mëdha, personale dhe politike.
Familja e McCain e bëri të qartë se Trump nuk ishte i mirëseardhur në shërbimet përkujtimore në shtetin e Arizonës të cilën e përfaqësonte McCain si senator dhe në Uashington, ose në shërbimin privat të varrimit të së dielës në Annapolis, Maryland, në Akademinë Detare të SHBA.
Por në këto homazhe në nderim të McCain janë anëtarët e administratës Trump ku mes tyre janë të pranishëm vajzën e presidentit Ivanka dhe dhëndrin Jared Kushner.
Vajza e McCain, Megan, ishte e para për që ka folur, duke mbajtur një fjalim emocional.
"Ai ishte një njeri i madh", tha ajo për të pranishmit në katedrale.
"Amerika e John McCain është bujare dhe mirëpritëse dhe e guximshme, ajo është e shkathët dhe e sigurt, ajo i përmbush përgjegjësitë e saj, flet në heshtje, sepse ajo është e fortë", u shpreh Megan.
"Amerika nuk mburret, sepse ajo nuk ka nevojë. Amerika e John McCain nuk ka nevojë të bëhet përsëri e madhe, sepse Amerika është gjithmonë e mrekullueshme", vazhdoi ajo më tej.

Ish-presidenti Barak Obama e nderoi njeriun që ai mundi në zgjedhjet presidenciale të 2008 në SHBA me një fjalim në katedralen e Uashingtonit.
Ai e përshkroi McCain si një "njeri të jashtëzakonshëm, një luftëtar, një burrë shteti, një patriot", të cilin ai tha se kishte treguar guxim të jashtëzakonshëm gjatë kohës së robërisë në Vietnam dhe vazhdoi të ishte një senator i jashtëzakonshëm që kuptonte se parimet ishin më të rëndësishme se politika.
Ndërsa ish-presidenti republikan George W. Bush i cili e mposhti McCain në garën brenda republikanëve në vitin 2000, nderoi guximin, ndershmërinë dhe nderin e senatorit.
Ai tha se senatori shpesh përballet me ata që ishin në pushtet, nëse ai ndjeu se sjellja e tyre ishte duke mos arritur idealet e Amerikës: "Ne jemi më të mirë se kjo, Amerika është më e mirë se kjo".
Sipas BBC, pjesëmarrës të tjerë që morrën fjalën në hamazhet e senatoit të Arzionës në katedralen e Uashingtonit ishin ish-senatori Joe Lieberman dhe ish-sekretari i shtetit Henry Kissinger.

Trupi i McCain u mor nga shtëpia e tij në një kishë në Phoenix, Arizona, të enjten për homazhe të cilat u udhëhoqën nga ish0nënpresidenti i SHBA Joe Biden.
Më pas u dërgua në Uashington për të qëndruar në Kapitol Hill.
Gjatë rrugës për në katedralen të shtunën në mëngjes, kortezhi u ndal në Përkujtimin e Veteranëve të Vietnamit, ku gruaja e McCainit Cindy vuri një kurorë.
15 persona do ta mbajnë arkivolin e senatorit, duke përfshirë ish zëvendës presidentin Joe Biden, aktori Warren Beatty, ish krye-bashkiaku i Nju Jork-ut Michael Bloomberg dhe ish sekretari William Cohen.



