Kryeministri Edi Rama nisi sot konsultimet publike për rikthimin e basteve sportive online, katër vite pas operacionit “Fundi i marrëzisë” që mbylli loto-sportet dhe pikat e basteve në vend.
Prezent në këtë diskutim janë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ai i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.
Por kjo nismë është kundërshtuar nga opozita.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama teksa u ndal te akti i mbylljes së lojërave të fatit disa vite më parë, e quajti një vendim të drejtë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është absolutisht i palëkundur në vendimin e Qeverisë së tij gjatë mandatit të parë, për të mbyllur bastet dhe lojërat e fatit në gjithë vendin.
Megjithatë, ai u shpreh të jetë i hapur të dëgjojë të gjitha anët e medaljes dhe për këtë arsye, ka thirrur në një dëgjesë publike aktorët e sportit në vend.
Kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që publikisht kanë kërkuar të konsiderojnë rikthimin e basteve sportive. Ne natyrisht që e kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka bërë komunikimin me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimet nga afër. Kemi një kontekst, i cili duhet kuptuar dhe për të cilin duhet të them dy fjalë.
Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht loijërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike.
Ishte një pafundësi sallash me binfo e makinaeta, ekrane, baste, ishin një shqetësim i madh. Ishin ngjarje që u katandisën deri në tragjedi. Ne besojmë që ka qenë një vendim i drejtë dhe i duhur.
Ishte një debat me pro dhe kundra ndaj nesh ishte një debat edhe me partnerët që ne e bëmë këtë vendimmarrje na këshillonin që këtë pjesë që ta konsideronim si vendimmarrje jashtë të përgjithshmes. Por, situata në atë moment ishte e tillë.
Dhe, kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim të dyja anët e medaljes, anët pozitivë dhe negativë, lulëzimit të këtij aktiviteti online në të zeze. Ku policia e shtetit, bahskë me ne dhe zv drejtori policisë së shtetit i cili në detyrën e mëparshme ka mbuluar edhe këtë pjesë. Një përpjekje që ka pasur rezltate dhe vështirësitë e veta. Sot, jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe, brenda nesh kemi diskutimin tonë, ministrja ka tendencën të jetë në krahun tuaj sepse të ardhurat do të ishin të konsiderueshme.



