
Në Francë të enjten që lamë pas u publikua “Arratisja amerikane”, libri më i fundit i pronarit 54-vjeçar të “Economy France”, tashmë autor i një vëllimi tjetër dhe i apasionuar pas letërsisë.
Dhe me këtë publikim duket se ministrat vazhdojnë të vënë në vështirësi Emmanuel Macron.
Pas daljes së ministres Marlene Schiappa në kopertinën e revistës Playboy, rasti i ri mediatik në kabinetin e qeverisë franceze, është romani me sfond erotik i ministrit të Ekonomisë, Bruno Le Maire.
Ai është vënë në shënjestrën e postimeve ironike në rrjetet sociale prej përmbajtjes së tij.
“Arratisja amerikane”, romani më i fundit i kreut të Ekonomisë dhe Financave, i publikuar javën e kaluar në librari, sheh në qendër figurën e pianisti të madh Vladimir Horowitz përmes dy vëllezërve, Franz dhe Oskar Wertheimer, të cilët shkojnë në një nga koncertet e tij në Kubë.
Gjatë udhëtimit, libri rrëfen, se si një nga protagonistët përshkruan detajet e një zgjimi shumë të fortë seksual me terma shumë të qartë. Rrjeti nuk mund të mos vinte re menjëherë pasazhet erotike tejet të qarta të përfshira në 471 faqet e publikuara nga Gallimard, duke i bërë ato virale në rrjet.
Në vitin 2004, Le Maire bëri bujë për një tjetër roman, i cili titullohej “Ministri”. Protagonisti, kujtoi ngrohtësinë e një banje në Venecia “me sapunin e çajit jeshil dhe dorën e Pauline që përkëdhelte butësisht organin e tij”.
Në atë kohë, Le Maire ishte shef i stafit të ministrit Dominique de Villepin. Aktualisht, libri vjen në një moment historik të tensioneve të mëdha në Francë me zemërimin e francezëve në kulmin e tij, përballë inflacionit galopant.
Prandaj është e pashmangshme që francezët të mbeten indiferent aty ku ministri arrin të gjejë kohë për histori të nxehta.



