Danimarka zgjat pezullimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka zgjat pezullimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka ka zgjatur pezullimin e vaksinës AstraZeneca për tre javë, pavarësisht këshillave nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Autoriteti Danez i Shëndetit dhe ilaçeve tha se ata ishin ende duke vlerësuar përdorimin e vaksinës në programin e tyre të vaksinimit.

Pak kohë më parë Danimarka dhe disa vende të tjera anëtare të BE ndaluan shpërndarjen e vaksinave AstraZeneca pas raporteve të disa rasteve serioze të mpiksjes së gjakut.

EMA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më pas deklaruan se vaksina ishte "e sigurt dhe efektive" dhe se përfitimet e vaksinës tejkalonin çdo rrezik të efekteve anësore.

Drejtori ekzekutiv i EMA Emer Cooke gjithashtu deklaroi se rastet e trombozës nuk ishin një situatë "e papritur" kur miliona njerëz po vaksinohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy