Rumania dhe Bullgaria pjesë e Shengenit, 17 vjet pasi u pranuan në Bashkimin Evropian

Rumania dhe Bullgaria pjesë e Shengenit, 17 vjet pasi u pranuan në Bashkimin Evropian

17 vjet pasi u anëtarësuan në Bashkimin Evropian, këtë të dielë Bullgaria dhe Rumania u bënë pjesë edhe të zonës Shengen, edhe pse jo me të drejta të plota.

Austria vendosi veton kundër, pasi autoritetet shprehen shqetësime për një fluks të mundshëm azilkërkuesish.

Dy vendet do të duhet të ndërmarrin një sërë reformash për të fituar anëtarësinë e plotë në këtë zonë. Me hyrjen në zonën Shengen hiqen tërësisht kontrollet në kufijtë ajrorë dhe detarë.

Nuk ka dyshim se ky proces është i pakthyeshëm. Ne do ta përfundojmë deri në fund të vitit 2024 duke e shtrirë edhe në kufijtë tokësorë.

Qeveria e Rumanisë tha se rregullat e Shengenit do të zbatohen në katër porte detare dhe 17 aeroporte.

Më shumë staf, duke përfshirë polici kufitare dhe oficerë të imigracionit do të vendosen nëpër aeroporte. Kontrolle të rastësishme do të kryhen për kapjen e personave me dokumente false dhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Bullgaria dhe Rumania të dyja shpresojnë të integrohen plotësisht në Shengen deri në fund të vitit.

Anëtari më i fundit në Shengen ishte Kroacia. Ajo u bë anëtarja e 27-të në janar të vitit 2023.

E krijuar në vitin 1985, zona Shengen lejon më shumë se 400 milionë njerëz të udhëtojnë lirshëm pa kontrolle në kufijtë e brendshëm të shteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy