
Referendum i kësaj të diele u paraprin zhvillimeve të rëndësishme politike në Maqedoni. Mediat lokale shkruajnë se tashmë mazhoranca e ka rrugën e hapur për kryer dhe ndryshimet kushtetuese, gjë që u paralajmëërua disa ditë më parë nga kryeministri Zoran Zaev.
Portali Zhurnal, duke iu referuar burimeve shkruan sot se në fakt 5 deputetë pritet të largohen nga fronti opozitar, konkretisht nga partia më e madhe VMRO DPMNE dhe pritet që ata t'i bashkohen mazhornacës, një ftesë e bërë nga Zaev.
Kështu, mazhoranca, nga 69 deputetë që ka aktualisht, garanton 74 deputetë. Ende nuk janë publikuar emrat e deputetëve që pritet t'i bashkohen mazhorancës, e cila i afrohet kuorumit prej 80 votash për të garantuar shumicën e cilesuar që nevojiten për ndryshimet kushtetuese.



