Në kërkim nga drejtësia britanike, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Në kërkim nga drejtësia britanike, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës, dhe mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy