Elezi: Berisha po tkurret si Luli, pas 14 majit nuk është më as kryetari ‘de facto’ i PD-së. Në Kuvend s’pati anjë zë kundër (VIDEO)

Elezi: Berisha po tkurret si Luli, pas 14 majit nuk është më as kryetari ‘de facto’ i PD-së. Në Kuvend s’pati anjë zë kundër (VIDEO)

Ish-kandidati për kreun e PD-së Ibsen Elezi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se pas 14 majit Berisha nuk është më as kryetari 'de facto' i PD-së.

Duke vijuar më tej, Elezi tha se Kuvendi i 2 dhjetorit nuk pati asnjë lloj analize, asnjë lloj kritike. 

Sipas Elezit, Berisha e ka frikën votën pasi ka kuptuar që është shumë i vogël brenda PD-së dhe se po tkurret si Luli.

Ishte hera e parë që nuk pata ftesë dhe është normale që në një Kuvend që nuk ftohesh nuk shkon. Jam një person publik, që edhe pse më kanë ofruar detyra funksionale në PD nuk kam pranuar se jam i linjës që në një parti kanë më shumë rëndësi rregullat sesa individët. Individët marrin vlerë nëse rregullat janë funksionale. Beteja për rregullat është betejë pa kompromis. Është beteja themelore në një sistem demokratik, qoftë brenda tyre, qoftë jashtë tyre.  Në atë Kuvend nuk pati asnjë zë kundër. Nuk më ftuan se nuk donin zë kritik.

Kuvendi analizon periudhën nga Kuvendi në Kuvend. Çfarë ndodhi? Ky ishte një Kuvend që duhet të analizonte këtë periudhë 2-vjeçare. Nuk u dëgjua asnjë lloj analize. E vetmja analizë që u la të kuptohej që fajin për humbjen  në 14 maj e ka Rama se vodhi votat.

Pas 14 majit Berisha nuk është më as ‘de facto’ kryetari i PD-së, se de juro është ai tjetri. Është kryetar i një grupi që ka bashkëlidhur ngushtë interesat e tij me Berishën. Të jesh kryetar duhet të jesh i gjithë anëtarësisë dhe këtë votëbesim që e merr me një grup njerëzisht që pothuajse i ka vetëzgjedhur shumicën, kjo s‘është e tillë .

Votëbesimin duhet ta merrte tek anëtarësia. Nëse Berisha do të shkonte te anëtarësia vetëm nëpërmjet manipulimit mund t’i nxirrte 20 mijë vetë të votonin. Se s’ kanë më interes. Dhe çfarë shmang Berisha në këto procedura zgjedhore që çojnë në deformimin e votës brenda partisë për të cilën nuk mund ta mundë Ramën.

Berisha e ka frikën votën në këtë moment dhe kupton që ka mbetur shumë i vogël brenda PD-së dhe po tkurret si Luli. Edhe Berisha po tkurr veten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy