
Ngritja e komisionit hetimor për inceneratoret dhe pyetja e deshmitarëve paralelisht me hetimet që kryhen nga SPAK ishte i gabuar dhe kjo gjë ndodh për herë të parë në historinë 30 vjecare të veprimtarisë parlamentare. Konstatimi vjen nga ish drejtuesi i krimeve të rënda, Eugen Beci i cili është i bindur se në fund të hetimit që do të jetë i shpejtë mund të ketë dhe arrestime të reja.



