Zgjedhjet në Bavari, aleatët e Merkelit marrin rezultatin më të dobët që nga viti 1950 (VIDEO)

Zgjedhjet në Bavari, aleatët e Merkelit marrin rezultatin më të dobët që nga viti 1950 (VIDEO)

Aleatët bavarezë të kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë shënuar rezultatin më të keq të zgjedhjeve që nga viti 1950, gjë që mund të shkaktojë tronditje në Berlin.

Sipas rezultateve paraprake, Unioni Social Kristian (CSU) ka fituar 37.3%, duke humbur shumicën absolute të saj, për herë të dytë që nga 1962.

Rezultatet tregojnë se Të Gjelbrit, një parti pro emigracionit, e kanë dyfishuar mbështetjen e tyre, duke marrë 17.8 për qind të votave.

Alternativa më e djathtë për Gjermaninë (AfD) u rendit e treta me 10.7% të votave.

Kryeministri bavarez, Markus Soeder, e pranoi rezultatin e dobët  para mbështetësve të partisë së tij. "Sigurisht sot nuk është një ditë e lehtë për CSU-në. Nuk arritëm një rezultat të mirë. Ne e pranojmë rezultatin me përulësi", tha ai, duke shtuar se CSU megjithatë donte të formonte një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të ishte e mundur.

Pas këtij rezultati, CSU do të duhet të formojë një koalicion për të qeverisur landin e Bavarisë. Kreu i CSU-së, njëkohësisht ministër i Brendshëm në kabinetin “Merkel”, Horst Seehofer, ka pasur shpesh përplasje me kancelaren, pasi partia e tij nisi të zhvendosej djathtas qëkur Merkel hapi dyert e Gjermanisë për emigrantët në 2015-n.

Politika e dyerve të hapura për emigrantët, që është ndjekur 3 vitet e fundit nga qeveria gjermane ka ndikuar gjithashtu në rritjen e mbështetjes për AfD-në e ekstremit të djathtë dhe e ka vënë në rrezik disa herë qeverinë e Merkelit.

Ndarjet mes CDU-së dhe Merkelit dhe CSU-së u thelluan sidomos pasi mbështetja e pamjaftueshme që morën në zgjedhje i deyroi të fusnin në kolaicion Social Demokratët e majtë (SPD).

Duket se kancelarja e hekurt ka përpara telashe të tjera. Ajo do të përballet me kongresin e partisë  në dhjetor, ku pritet të kërkojë një mandate tjetër si kryetare.

CDU do të vihet sërish në provë pas dy javësh, kur mbahen zgjedhjet rajonale në shtetin perëndimor të Hesit, pjesë e të cilit është edhe Frankfurti, që njihet si qendër financiare. Sipas parashikimeve, CDU e Merkelit do të mbetet partia më e madhe, por megjithatë do të humbasë shumë vota. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy