Interesi për latinishten dhe osmanishten/ Profesorë, historian dhe poliglot flasin për gjuhët e rralla

Interesi për latinishten dhe osmanishten/ Profesorë, historian dhe poliglot flasin për gjuhët e rralla

Gjuhët e vjetra si latinishtja dhe osmanishtja, pasqyrojnë sfida nga më të ndryshmet duke nisur nga nevoja institucioneve për të pasur përkthyes të këtyre gjuhëve por edhe faktin se si do të jetë e ardhmja e këtyre gjuhëve.

Në një bisedë në studio e “MCN informacion”, me profesoreshën e latinishtes Evalda Paci, profesorin e Gjermanishtes dhe Poliglotin Ervin Cami, dhe profesorin e osmanishtes dhe historianin e kësaj periudhe Alban Foci, u fol për mundësinë se si të ruhen këto gjuhë dhe faktin se a po shkojnë drejtë vdekjes gjuhët e rralla.

Evalda Paci, profesoreshë e Latinishtes në UT, thotë se latinishtja është pjesë e karikulave universitare porse nevojitet konsolidim me i madh i gjuhëve të huaja në interesa studimore në vend.

Jam në 30 vjet mësimdhënëse e gjuhën latine, në nivel universitar.

Gjuha latine është pjesë e kurikulave në Universitetin e Tiranës dhe në nivele pasuniversitare ka përpjekje serioze qoftë kur iniciohen kurset e paleografisë latine, vijohet me epigrafinë greke dhe latine dhe poahstu ka mediume qe të çojnë si të kultura greke dhe te ajo latine, më shumë si orientime ndaj saj si mediume shkrimore.

Kjo ka të bëj me shumë për formimin e  studentëve, qoftë në Fakultetin e Histori-Filologji, qoftë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Është pjesë e kurikulave por konsolidimi i indiricimit të gjuhëve antike, them se do të vijojë edhe më tej me iniciativa të tjera.

Është një rrugë e hapur e një traditë studimore për gati një shekulli, ka studimet që mund të krenohemi sa i përket albanologjisë me studimet në konteste paralele dhe të afërta dhe së pari në kontestin evropian.

Por si qëndron punë me osmanishten e vjetër dhe sa ka interes ndër shqiptaret dhe studiuesit sot.

Profesori i osmanishtes dhe historiani i kësaj periudhe, Alban Foci, vlerëson se si gjuhë e vdekur, është e vështirë për tu mësuar, porse është e nevojshme të bëhen punime shkencore për historinë e Shqipërisë në Perandorinë Osmane.

 

 

Mund të them se është një profesion i vështirë sepse vet turqishtja ndahet në dy periudha, turqishtja e re që ne e studiojmë në UT, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si degë më vete dhe osmanishtja që është turqishtja e vjetër me ndikim pers dhe arab, e cila na ka shoqëruar si popull shqiptare përreth 400 vite, ku ne kemi dhënë dhe marrë në Perandorinë Osmane dhe bashkë me to, Perandoria osmane ka pasur një burokraci shumë të madhe dhe çdo gjë është e shkruar, qe nga taksat, numrin i popullsisë, etj dhe nga kjo pikëpamje të dish osmanishten, është një gjë shumë e vështirë sepse është gjuhë e vdekur por që është shumë frytdhënëse nëse do të punoje përreth saj dhe do të bëheshin punime shkencore për historinë  Shqipërisë për rreth 500 vitet e fundit.

Duhet të kemi parasysh se vet historia e shtetit shqiptar është ndarë nga interesat që kanë pasur dhe shtetet e tjera për të ndryshuar rrjedhën e 500 viteve nën shtetin osman dhe nuk është se kemi pasur një vëzhgim objektiv në tërë këtë periudhë. Kemi dokumente te përkthyer nga studiues shumë të mirë të osmanishten ndër shekujt, por që janë prap të cunguar dhe studim i mirëfilltë do të sillte në syrin e tërë shqiptareve se nuk është aq bardhë e zi historia që kemi pasur në historinë e Perandorisë Osmane, ne kemi kontribuar.

Nga ana tjetër profesori i Gjermanishtes dhe Poligloti, Ervin Cami, flet për pesë gjuhët e huaja që i njeh rrjedhshëm.

Ai pohon se duke qenë nga e njëjta familje me bazë latine, ato ndihmojnë në njohjen e gjuhëve të tjera të përafërta.

Unë njoh 4-5 gjuhë në nivel të mirë gjuhësor, siç i njoh unë nuk është ndonjë meritë e veçantë, behet fjalë për gjuhë që ndihmojë njëra-tjetrën, që kanë një bazë latine, gjuhë evropiane. Njoh italishten, frëngjisht, gjermanishten, anglishten, dhe turqishten që është e veçanta për shkak të studimeve, duke përjashtuar edhe gjuhët tjera që i njoh dhe i di edhe turqishten osmane, ku mundem të lexojë çdo libër të shtypur në atë kohë., ose gjuhë që ndihmohen nga gjermanishtja, si holandishtja, që kuptoj ne te shkruar apo spanjishtja që është gjuhë e ngjashme me italishten. Edhe persishten dhe arabishten e njoh deri ne nivele te caktuara.

Ajo pesëshja bazë më bën të lehtë, nëse qëndrojmë brenda një familje gjuhës, është e lehtë të mësojmë njërën nga këto dhe pastaj ta pasurosh atë me gjuhë të tjera nga e njëjta familje.

Për mua p.sh. ka qenë e vështirë kur më është dashur të mësoj turqishten, për shkak të studimeve sepse është gjuhë e një familje tjetër, me të cilën nuk kemi pasur përvojë.

Pjesa fonetike është e lehte dhe e vështire ajo që i ndan dhe i bashkon deri diku gjuhët brenda një familje. Unë më tepër do të qëndroja te sintaksa, përfytyroni një rend tjetër të gjuhëve qe nuk kanë një rend të sintakse, dhe e bën më të vështirë poashtu kanë edhe një morfologji tjetër, që nuk e kanë një bazë të përbashkët.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy