‘Hakerimi’, Haçkaj: Shteti ka rënë, duhet të ribëhen karta të reja identiteti për qytetarët (VIDEO)

‘Hakerimi’, Haçkaj: Shteti ka rënë, duhet të ribëhen karta të reja identiteti për qytetarët (VIDEO)

Florian Haçkaj, menaxher komercial i kibernetikës në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me sulmet kibernetike dhe rrjedhjen e të dhënave.

Ai deklaroi se e gjithë kjo tregon qartë rënien e shtetit dhe se kjo është një çështje e ndjeshme pasi ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve dhe vetë shtetin.

Sipas tij, duhet ribërë një grup ekspertësh pa përfshirje partiake sepse është qeveria ajo që ka bërë këtë lëmsh ku ne ndodhemi sot, ndërsa sugjeroi qytetarët se duhet të jenë ata të parët që të kërkojnë mjete identifikimi të reja.

Për fat të keq dolën shumë gjëra nga raporti, kjo është totalisht rënia e shtetit. AKSHI është sipërfaqja ndërvepruese me qytetarin dhe nëse ato kanë dalë, tregon që është shteti i rënë. Është çështje e ndjeshme sepse ka të bëjë me të dhënat personale. E kam shprehur qëkur kanë dalë të dhënat me patronazhistët ka pasur indicie të qarta se ka pasur porta të hapura në sistemet e AKSHI-t, por një diçka që e kam këshilluar atëherë duhet të shihet se deri ku ka shkuar dëmi. Ne sot ende e kemi e-albania online. Nëse është bërë një back up për ta vënë sa më shpejt e-albania në përdorim i bie që dhe ai back up të jetë i dëmshëm. Duhet sa më shpejt një ekip ekspertësh jopartiak, sepse është qeveria ajo që ka bërë këtë lëmsh ku ne ndodhemi sot sepse çdo e dhënë e jona është në treg. Çdo sulm dhe rrezik është i mundshëm fatkeqësisht me këto të dhëna që kanë në dorë. Sot shteti shqiptar ka për detyrë të ribëjë kartat e identitetit të reja, edhe pasaportat me numër të ri për qytetarët.

I pyetur se cilat janë përshkallëzimet që mund të ndodhin, dhe si mund të mbrohemi ne si individë dhe të dhënat tona, Haçkaj tha se fatkeqësisht sot nuk kemi mundësi për të bërë asgjë.

‘Për sa kohë janë të njëjtat të dhëna nuk ka asnjë mundësi për ti ruajtur. Ka të bëjë me të dhënat që ne sot udhëtojmë. Prandaj dhe rreziqet shkojnë shumë thellë. Më vjen mirë që prokuroria ka marrë hapa të menjëhershme, por nga ana tjetër duhet të rindërtohen identitetet. Është përgjegjësi e shteti shqiptar t’i mbrojë. Dëgjova se ka pasur në plan policia të investojë 5 mln për ti mbrojtur por, të ndërtosh sisteme për mbrojtjeje  sigurisë kur nuk ke sigurinë, është sikur të ndërtosh çatinë pa mure shtëpie. Pjesa elektronike e shtetit ka rënë. Çdo e dhënë e një shteti janë jashtë dhe mund të bësh ç’të duash me to. Kërkesa e pasaportës së re duhet të vijë nga vetë qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy