Prej ditësh, deputeti socialist, Erion Braçe, nuk i ka kursyer kritikat në adresë të LSI-së dhe ministrive që drejtohen prej saj. Duke u ndalur në punën e Ministrisë së Transporteve, ai sjell rastin e autostradës së Jugut Plepa-Rrogozhinë.
Braçe thotë se kjo rrugë mund të bëhet burim aksidentesh tragjike. Duke luajtur me fjalën “frenë”, me të cilën i është referuar LSI-së në kuptimin e frenueses së reformave të qeverisë së majtë, Braçe e përfunon shkrimin e tij në mënyrë figurative: Makina ime ka frena dhe nuk ka nevoje per FRENEN E MADHE si kjo!
Statusi i Braçes
FRENA E MADHE NE PLEPA!! Qe ministri i Transporteve eshte nje djale i mire, nje qytetar i mbare, kete nuk e kam vene kurre ne dyshim!
Por ne te tilla nivele pergjegjesish, "mirberja" matet me rezultate ne punen qe kryen, gjithnje ne permbushje te saj, vecanerisht si sherbim publik.
Kjo rrjepja e madhe qe shihni eshte pak metra pas mbikalimit te Plepave ne autostraden e Jugut-Plepa Rrogozhine.
ESHTE NJE FRENE E MADHE, E FORTE NESE NUK DO TE HASH KOKEN!! Kam kater vjet qe e shoh minister;
Ishte nje e gervishtur e vogel para kater vitesh, po ja sa eshte bere mu ne mes te rruges, thuajse sa gjithe gjeresia e korsise!
Pa asnje diskutim qe, une i njoh meriten 1everise tone, ministrit te kohes per perfundimin e autostrades Plepa -Rrogozhine, madje dhe te Bypass te Rrogozhines, lene rrugeve e pa financime nga qeveria tjeter e perbashket, ajo me Sali Berishen.
Por, duhet edhe nje kamion me asfalt ketu tek kjo rrjepja e madhe, FRENA E FORTE!
Sepse eshte nje pike e zeze, nje arsye per aksident tragjik, posaçerisht naten, per cilindo. Po e le menjane faktin se rruga ne te gjithe gjeresine e saj, ketu, po rripet keshtu. Me thene te drejten, makina ime ka frena dhe nuk ka nevoje per FRENEN E MADHE si kjo! Dhe jo vetem une xhanem!



