
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar dy urdhër-arreste në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggit.
Dy shtetasit sauditë, Saud al Qahtani, këshilltar i ngushtë dhe ish-kreu i komunikimit në rrjetet sociale të princit trashëgimtar Saudit Mohammed bin Salman dhe gjenerali Ahmed al Asiri, ish-numri 2 inteligjencës, janë shpallur në kërkim nga Turqia.
Ata rezulton se janë larguar në Riad menjëherë pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, raportojnë mediat lokale.
Të dy të akuzuarit janë aktualisht në Arabinë Saudite, e cila nga ana e saj tashmë i ka refuzuar kërkesat turke për ekstradimin e të dyshuarve.



