
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të dielën një ligj i cili u jep përfitime tatimore kompanive të huaja që duan të hapin një llogari bankare në vend.
Një masë, thekson agjencia Tass, e nevojshme për të paguar gazin në rubla, siç kërkohet nga Moska.
Tashmë Ministria e Financave do të duhet të finalizojë listën e dokumenteve të nevojshme për të përcaktuar përjashtimet.
Sipas sistemit të futur së fundmi, kompanitë e huaja që dëshirojnë të vazhdojnë importimin e gazit rus do të mund ta paguajnë atë në valutë të huaj, siç përcaktohet në kontrata, por më pas shumat e paguara do të duhet të konvertohen në rubla në një llogari tjetër.



