Shell tërhiqet nga Shqipëria, Soko: Me këtë teknologji që ekziston nafta nuk del rentabël (VIDEO)

Shell tërhiqet nga Shqipëria, Soko: Me këtë teknologji që ekziston nafta nuk del rentabël (VIDEO)

Në fakt paralajmërohej prej kohësh, por ka qenë vetë kompania Shell që ka bërë me dije se ka vendosur të tërhiqet nga kërkimet në Shpirag, madje edhe se po vlerëson mbylljen e operacioneve në Shqipëri.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e  MCN Economy se me këtë lloj teknologjie që ekziston deri më tani, nafta nuk del rentabël.

Industria e naftës funksionon si çdo industri tjetër, pra nga njëra anë janë të ardhurat që realizohen nga shitja e naftës,  nga ana tjetër janë kostot që do duhen për ta nxjerrë naftën

Në studimin e fizibilitetin që bëhet për çdo zbulim, se nuk mjafton që thjeshtë të ketë naftë aty. E dinin që kishte naftë, kishte qenë një kompani po kaq e madhe sa SHELL që ishte OMV. Ka qenë në 2001 dhe e kanë zbuluar. Problemi është që me këtë lloj teknologjie që ne kemi sot nuk del rentabël nafta. Kostot me këtë lloj teknologjie,

Nuk i del rentabël zhvillimi i vendburimit të Shpiragut me këtë teknologji që është. Nëse nesër gjendet teknologji e re që e mundëson penetrimin me kosto më të ulëta deri te rezervuari që është diku deri tek 6 mijë metra nën tokë, patjetër  që hapet mundësia për ta zhvilluar vendburimin e Shpiragut.

Për premtimet e para dy viteve të Ramës, Soko tha se kryeministri luajti me sensivitetin e njerëzve dhe se donte të injektonte shpresë për shkak të zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy