Kalemaj: Rama ndjen nevojën për riformatim të qeverisë. Mund të zgjedhë mes modelit Nano, Berisha, ose Blair (VIDEO)

Kalemaj: Rama ndjen nevojën për riformatim të qeverisë. Mund të zgjedhë mes modelit Nano, Berisha, ose Blair (VIDEO)

Duke folur në MCN Live mbi Asamblenë që do të mbajë Partia Socialiste më 26 korrik, politologu Ilir Kalemaj tha se Rama po e ndjen nevojën për riformatim të qeverisë. Sipas Kalemajt, Rama duhet të ndajë mendjen, ose të ketë figura të mirëfillta politike, ose nga shoqëria civile dhe profesionistët. Politologu tha se ka tri modele që mund të marrë Rama, ai i qeverisë Nano, modeli i qeverisë Berisha dhe ai i Tony Blair. “Unë vet kam qenë jashtëzakonisht kritik ndaj z.Rama, por në ka një gjë që duhet t’ia japim, t’i japim Cezarit atë që i takon, është që është një nuhatës i mirë politik, shahist i mirë politik dhe u paraprin disa gjërave. Psh. menjëherë pas zgjedhjeve lokale filloi një tur nëpër Shqipëri për të demaskuar apo denigruar për drejtuesit e fushatave elektorale ku kishin punuar për sinoret e tyre jo të partisë. Rama e shikon që kjo arrogancë, nga ministrja e Bujqësisë dhe eksponentëve të saj, nga ministrja te drejtoresha e AZHBR, ndërkohë që është kapur me vjedhje të fondeve, këtë e thotë OLAF-i, kjo përkon me emërimin e Krifcës si drejtoreshë e AZHBR në 2018-ën. Ca gjëra janë e zezë mbi të bardhë dhe s’mund të mbulohen. 40 për qind e atyre që na shohin jetojnë në fshat, dhe e dinë mirë kush ka marrë e kush s’ka marrë. Nuk e kuptoj çfarë pret SPAK-u për ta hetuar dhe znj. ministre për dorëheqje. Mendoj që z. Rama e shikon që ka nevojë për një riformatim të qeverisë. Ka ardhur koha ose për një qeveri të mirëfilltë politike, duam s’duam Balla, Manja, Peleshi dhe ndonjë tjetër janë figura politike të PS, ka të tjerë që s’janë as figura politike, apo teknike. Duhet të ndajë mendjen, do marrë figura me peshë nga shoqëria civile dhe profesionistët, ose figura politike”, tha Kalmeaj. “Ka tre modele që z.Rama mund të marri. Një model ai i dy qeverive Nano, një model është ai i dy qeverive Berisha dhe ai i Tony Blair. Modeli Berisha është model i pastër politik. Pothuajse 90 për qind e ministrave ishin politikë. Modeli Nano kishte tre kategori: Politikanët profesionistë që ishin baza e PS, ishte grupi i atyre që z.Nano falë mençurisë i mori nga e djathta, Ngjela, Zogaj, Rama. Ramën mund ta fusim edhe te grupi i tretë. Pati edhe një grup të tretë të profesionistëve, Sokol Nako. Kemi edhe modelin Blair, që futën gjenetistë, inxhinierë, avokatë, politologë, shkencëtarë, dhe krijuan kabinet mix, ku kishte përfaqësim politik dhe kapacitete teknike. Mua më rezulton që 1/3 e kabinetit qeveritar punën e parë serioze kanë ministër. Të qenurit ministër vjen pas një kontributi të madh profesional. Z. Rama s’na i ka dhënë këtë model. Në nivelet e larta janë përzgjedhje të z.Rama që s’janë të justifikuar. Lëvizjet që bëjnë më shumë sens publik, që zgjojnë kërshëri, është në radhët e ministrave jo të drejtorëve. Unë mendoj që do lëvizi pak në piketat e politikës së jashtme. Marrin pr.ligjin për mjekësinë, tani ç’kuptim ka nëse mazhoranca e voton këtë pr.ligj, dhe diskutohet për një taksë 20 për qind për arsimin privat?! Ministria e Financave dhe e Arsimit kanë dyqëllimësi të ndryshme, njëra i bie tenxheres dhe tjetra kazanit”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy