Pas takimit me përfaqësues të CDU-së gjermane, kryetari i PD - së, Lulzim Basha ka dalë pasditen e kësaj të shtune në një deklaratë për shtyp.Ai ka deklaruar se prioriteti i programit të PD-së është zhvillimi ekonomik.
“Beteja e opozitës janë zgjedhjet e lira dhe te ndershme” – kështu ka deklaruar kryetari i PD-se Lulzim Basha ne nje takim qe ka zhvilluar pasditen e kesaj te shtune me drejtorin e CDU-se qe ka hartuar programin e qeverisjes se PD-se.Me pas, Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku ka publikuar modelet e zhvillimit që ofron opozita aktuale nëse merr pushtetin.
“Do përfundojmë procesin e hartimit të një alternative të plotë e të gjithanshme. Prioritetet tona kanë qenë subjekt i një inspektimi të hollësishem dhe për këtë falenderojmë CDU-në gjermane që na është gjendur pranë në këtë proces”, ka thënë Basha.
Ai ka deklaruar se, projekti i programit të PD i përgjigjet sfidave me të cilat përballet Shqipëria. “Duhet të kthejmë besimin tek politika, si instrument i ndryshimit”, ka theksuar Basha.Kreu i PD beri gjithashtu te ditur se PD ka program per zhvillimin ekonomik te vendit ndersa garantoi se shtyllat e ketij modeli ekonomik janë konkurrenca dhe solidariteti”.



