Vritet një tjetër shqiptar nga Kosova në Siri.Sipas mediave lokale viktima është 28-vjecari nga Ferizaj, I idëntifikuar me iniciale V.Q. Mësohet se familja e tij është njoftuar të premten për ngjarjen. Deri tani nuk ka informacione nëse 28-vjecari ishte pjesë e ISIS, apo ishte I pozicionuar kundër militantëve të shtetit islamik. Kjo, pasi sipas të dhënave ka mjaft Shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale luftuese.



