
Në mesin e 23 palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit, pas shkrepjes së raketave nga Gaza në shtetin hebre, ka edhe një djalë 7-vjeçar dhe dy fëmijë të moshës 16 dhe 17 vjeç. Lajmin e jep Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Ndërkohë, i dërguari i Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Mesme Nickolay Mladenov ka dënuar nisjen pa dallim të raketave dhe mortajave kundër qendrave të banuara nga civilë.
"Nuk ka asnjë justifikim për sulme kundër civilëve. Unë jam shumë i shqetësuar për përshkallëzimin aktual dhe serioz midis Xhihadit dhe Izraelit, pas vrasjes së një prej udhëheqësve të grupit në Gaza", tha ai, duke shtuar se Kombet e Bashkuara po punojnë "për të stabilizuar urgjentisht situatën." /Ansa/



