Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, i ka cilësuar mungesë maturie deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama në adresë të kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Në një intervistë në Channel One, Rama tha se sulmet e përsëritura të kryeministrit ndaj kryetares së Bashkisë së Shkodrës janë të përsëritura dhe një shenjë papjekurie e tij.
“Edi Rama është është kryeminisër interesant dhe i çuditshëm. Ka 4 vjet që thotë fajin e ka Berisha. Unë dua të deklaroj se distancohem nga sulmet e Ramës ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Madje këtë e ka bërë disa herë. Unë e shikoj si shenjë e papjekurisë së Ramës”, tha ai.



