Plani i Trump kundër emigrantëve: Arrestimet dhe deportime

Plani i Trump kundër emigrantëve: Arrestimet dhe deportime

Grumbullime masive, arrestime dhe deportime të emigrantëve të paligjshëm. Ky është me pak fjalë plani i Donald Trump për të menaxhuar trafikimin e njerëzve në kufirin me Meksikën, nëse rizgjedhet në Shtëpinë e Bardhë.

Strategjia e diskutueshme, e raportuar nga New York Times, kërkon ndërtimin e kampeve të mëdha për të strehuar emigrantët në pritje të dëbimit dhe përdorimin e zbatimit të ligjit federal dhe lokal për të ndihmuar në arrestimet në shkallë të gjerë të njerëzve pa dokumente në të gjitha Shtetet e Bashkuara.

Nëse Kongresi refuzon të financojë operacionin, Trump, synon të përdorë një taktikë të përdorur gjatë mandatit të tij të parë për të marrë më shumë fonde, ridrejtimin e fondeve nga Pentagoni.

Në një takim elektoral në Florida të mërkurën, ish-Presidenti u zotua të kryejë “operacionin më të madh të dëbimit në historinë amerikane”, ndërsa pretendoi se qindra kriminelë kalojnë kufirin SHBA-Meksikë çdo ditë.

Trump njoftoi se në ditën e parë të një mandati të dytë të mundshëm, do të nënshkruajë një dokument për të bllokuar fondet për strehimin dhe transportin për emigrantët pa dokumente.

Gjithashtu ai pretendoi se Joe Biden shpenzoi më shumë se 1 milion dollarë nga strehimi i emigrantëve në disa nga hotelet më luksoze në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy