Ristani: Basha gaboi me listën, doja pozicion sulmi jo mbrojtësi

Ristani: Basha gaboi me listën, doja pozicion sulmi jo mbrojtësi

Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, e cilëson gabim taktik vendosjen e emrit të tij të katërtin në listën e Vlorës. Ristani nuk mori dot mandatin e deputetit, por vijon të mbajë postin e sekretarit të Përgjithshëm në PD. Në intervistën e tij që pas zgjedhjeve, Ristani thotë se do kishte dashur pozicion sulmi dhe lista me karakter politik.

“Pavarësisht meje, personalisht kam koshiencë partiake, e konsideroj dhe vlerësoj mendimin e kryetarit të partisë sime dhe kam bërë detyrën, siç e bëra, me të gjitha mundësitë dhe forcat e mia. Sigurisht do të ishte më mirë nëse lista do kishte konceptin politik të saj”.

 “Këtu do ta ndaja pak përgjigjen ose do ta krahasoja me një ekip futbolli dhe do të thoja që trajneri, në rastin konkret kryetari i partisë, për mua do të ishte më mirë të më kishte vendosur në sulm se sa në mbrojtje dhe këtë e shoh si një gabim në taktikë. Por po të mendosh që ne luanim me kanatiere siç luhet futboll dhe pala tjetër luante me skafandra dhe me shkopinj e robokop, këtu pastaj nuk vlen më të diskutohet taktika e zgjedhur nga trajneri”, thotë ai për ABC Neës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy