Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e tweet-eve që përdoruesit mund të lexojnë brenda një dite, tha pronari Elon Musk. Në një postim në Twitter, Musk tha se llogaritë e paverifikuara mund të lexojnë deri në 600 postime në ditë. Llogaritë e verifikuara janë të kufizuara në leximin e 6,000 postimeve në ditë, ndërsa llogaritë e sapoverifikuara mund të shohin vetëm 300 postime në ditë, shtoi ai. Musk tha se masa e përkoshme është për të adresuar "nivelet ekstreme" të skrapimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit. Të premten, atyre që përpiqeshin të hynin në Twitter iu tha se duhej të identifikoheshin për të parë përmbajtjen. Masa ishte një "masë e përkohshme emergjente", tha Musk.



