Grupi mercenar Wagner po pëson humbje të mëdha në zonën e Bakhmutit. Beteja për qytetin është kthyer në një masakër për rusët.
Kështu deklaroi gjenerali Mark Milley në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.
"Ukrainasit po krijojnë një mbrojtje shumë efektive e cila ka rezultuar e kushtueshme për rusët. Gjatë 21 ditëve të fundit, rusët nuk kanë bërë asnjë përparim në Bakhmut', tha më tej Milley.



