Itali/ Ilaçi për artritin, i suksesshëm në pacientët me koronavirus

Itali/ Ilaçi për artritin, i suksesshëm në pacientët me koronavirus

Një ilaç anti-artrit ka rezultuar efektiv në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte kritike. Onkologu Paolo Ascierto, nga Pascale i Napolit është shprehur se ilaçi ka rezultuar efektiv kundër pneumonisë Covid-19, njofton “La Repubblica”.

Në Napoli, shpjegon ai, "2 pacientët e parë u trajtuan në Ital dhe brenda 24 orëve terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Dje, filloi trajtimi për 2 persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë ”.

Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, "ka pasur një përmirësim, dhe tani është i qëndrueshëm - shton Ascierto - Këtu në Napoli synojmë të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Ndërmarrja prodhuese, Roche, e ka vënë ilaçin në dispozicion falas për. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjatur përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike".

Ilaçi mund të përdoret në pneumoninë Covid-19 vetëm 'off label', domethënë, jashtë indikacioneve për të cilat është regjistruar. Pacientët të tjerë tashmë kanë marrë terapi edhe në qendrat e Bergamo, Fano dhe Milano.

"Ne kemi krijuar një urë të vërtetë studimi me kolegët kinezë, të cilët tashmë kanë vërejtur një përmirësim të pacientëve të trajtuar në këtë mënyrë. Vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar do të na lejojë të zhvillojmë armë efektive kundër Covid-19. Rezultatet pozitive të tocilizumab duhet të jenë të vlefshme, prandaj kemi nevojë për një studim në nivel kombëtar”, shpjegoi Gerardo Botti, Drejtor Shkencor i Pascale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy