Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, 28-vjeçari kishte shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në atë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi C. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.”

Autori i dyshuar u kap dhe u vu në pranga për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy