Hakera e “Homeland Justice” ka publikuar email-et e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.
Hakerat kanë publikuar adresën e email-it, detaje, takime dhe kontakte të kreut të SHISH.
Publikimi i djeshëm vjen pas nxjerrjes së listës së plotë të e-maileve të ish-drejtorit të Policisë Nano, që përfshinin të dhëna në lidhje si lëvizjet e tij jashtë shtetit, të marra nga sistemi TIMS.
Së fundmi hakerat e “Homeland Justice” paralajmëruan se pritet një publikim “bombë”.



