
Një 28-vjeçar i kërkuar për vrasje me dashje në Itali dhe banues në Ulëz të Matit u arrestua nga policia lokale për llogari të shtetit italian.
Në pranga përfundoi Fation Stojani (Islamaj), i cili akuzoi për vrasjen e dy shtetasve shqiptarë në qytetin Conegrate të Milanos, përkatësisht A.Ll, 31 vjeç dhe A.LL, 38 vjeç.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me Interpol Tirana, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme në qytetin e Burrelit, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar", thuhet në lajmërimin e policisë.
Gjykata e Brustos ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për vrasje me dashje. Policia e Dibrës njofton se maksimumi i dënimit për të riun, është burgimi i përjetshëm.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



