Fejesa e tyre bëri po aq bujë, sa dhe ndarja e tyre e menjëhershme. Marina Fara, vajza e këngëtares së famshme shqiptare Eli Fara i dha fund marrëdhënies me biznesmenin nga Shkodra, Edi Ismaili, vetëm një muaj më vonë pas zyrtarizimit të lidhjes.
Arsyet e kësaj ndarje nuk u bënë asnjëherë publike. Por Edi me sa duket e ka zëvendësuar shpejt dhe më së miri Marinën.
Lajmi se 1 muaj pas fejesës marrëdhënies së tyre i erdhi fundi bëri bujë të madhe në media por vajza e këngëtares asnjëherë nuk i sqaroi arsyet.
Në foton e publikuar Edi Ismaili shihet me një tjetër bukuroshe në krahë. Ndërsa Marina është parë së fundmi me pushime jashtë vendit.



