Ambasadorja e SHBA në OKB: Rusia kërkon të zhdukë Ukrainën nga harta e botës

Ambasadorja e SHBA në OKB: Rusia kërkon të zhdukë Ukrainën nga harta e botës

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara shprehet se nuk ka më dyshime se Rusia synon të shpërbëjë Ukrainën dhe ta zhdukë nga harta e botës.

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Shtetet e Bashkuara shohin shenja në rritje të Rusisë, duke hedhur bazat për të tentuar të aneksojë të gjitha rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk dhe rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia.

Sipas saj, qëllimi është të zhvillohen referendume false ose dekrete të aneksimit në Rusi.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha gjatë një samiti arab në Kajro deklaroi se qëllimi i Moskës në Ukrainë është të çlirojë popullin e saj nga “regjimi i papranueshëm ukrainas”.

Ne do të ndihmojmë popullin ukrainas të heqë qafe regjimin, i cili është absolutisht antipopullor dhe antihistorik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy