Gjokutaj: Sistemi ynë bankar ka likuiditet dhe nuk ka rrezikshmëri. Rënia e euros, problem për ekonominë shqiptare

Gjokutaj: Sistemi ynë bankar ka likuiditet dhe nuk ka rrezikshmëri. Rënia e euros, problem për ekonominë shqiptare

Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj, për shtyrjen e afatit të likuiditetit të euro të Bankës së Shqipërisë në marrëveshjen me Bankën Europiane, deri në vitin 2024, e sqaron si marrëveshje dypalëshe, një formë huamarrje bazuar mbi kolateral.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN Tv, ai tha se Banka e Shqipërisë, shet përkohësisht te Banka Europiane tituj që i disponon, duke marrë përsipër që t’i blej në një kohë të dytë.

Ka lindur nga një konstatim për disa vende të zonës jo euro që nga njëra anë të përballojnë ato pasiguri që mund të ketë tregu, lidhur me atë që krijojë pandemia dhe rinovimet tashmë kanë ardhur edhe prej asaj që po ndodh në Ukrainë. Është një lëvizje gjeopolitike.

Marrëveshje të tilla kanë bërë dhe bankat e Maqedonisë dhe Kroacisë dhe bankat kanë konstatuar disa momente që nuk arrijnë të kuptojnë me kalimin e kohës rreziqet dhe në këtë mënyrë përdoren marrëveshje të tilla për të qenë një farë rezerve sigurie që mund të shërbejë si për të furnizuar sistemin bankar shqiptar por pse jo dhe të qeverisë.

Vlera totale e saj arrin deri në 400 milionë euro që ka të drejtë të përdoret nga Banka e Shqipërisë, siç është rënë dakord. Fakti që nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, tregon që sistemi ynë bankar ka likuiditet dhe nuk ka rrezikshmëri në nivelet që të preket.

Për shkak se tregu mund të ketë pasiguri, mosfunksionime për shkak të goditjeve të ndryshme, banka ka marrë përsipër këtë lloj marrëveshje e cila nuk është iniciativë e Bankës së Shqipërisë, por e Bankës Qendrore Europiane, e cila kërkon të ruajë një likuiditeti apo tregu të pangacmuar, ka përdorur këtë lloj marrëveshje.

Për Bankën e Shqipërisë është diçka për të lehtësuar nevojat për likuiditet në euro, se tregu mund të jetë i stresuar, mund të ketë boshllëqe dhe pasiguri, funksioni i kësaj kryesor shërben si një instrument rezervë në raste pasigurie.

Vlera që mund të arrijë Shqipëria të sigurojë, është deri në 400 milionë euro.

Gjë që tregon dimensionin e tregut tonë, që në një farë mënyre nuk jemi zgjeruar ndër vite si një treg potencial, për të arritur nivele deri afër Serbisë, që këtë lloj garancie e ka deri në 1 miliard euro.

Sa i takon forcimit të dollarit dhe rënies së euros, në një periudhë afatgjatë, Gjokutaj shtoi se kursi i këmbimit në Shqipëri ka hyrë në një kurbë mjaft të panjohur, pasi niveli i euros përbën problem për ekonominë shqiptare, për ata që kanë marrëdhënie direkte sa i takon eksportit.

Ekonomia shqiptare është e euroizuar më shumë se sa dollarizuar.

Mosveprimi i elementëve të brendshëm të frenimit të kësaj rënie, tregon se nuk është direkt dhe vetëm nga funksioni i Bankës së Shqipërisë por nga institucione të tjera që lidhen me parandalimin dhe pastrimin e parasë dhe nga mungesa e një koordinimi dhe informimi në kohë të gjithë masave që duhet të merren për tu paraprirë situatave në të ardhmen.

Se sa e ekspozuar është Shqipëria nga pasiguria në tregjet financiare globale në një kohë që është njoftuar edhe emetimi i një eurobondi nga qeveria shqiptare, Gjokutaj deklaroi se nga ajo që jepet informacion nga Banka e Shqipërisë por dhe ministria e Financave për shëndetin financiar, vlerësimi qëndron stabël në nivelin që kanë vlerësuar dhe agjencitë që vlerësojnë shëndetin financiar.

Janë po këto agjenci që nuk kanë qenë në gjendje që në vitet e krizës financiare para 10-12 vitesh të jepnin paralajmërim për atë që ndodhi si katastrofë financiare në vendet e zhvilluara.

Ngelet risk konstant për sa kohë jemi në kushtet e një mungese transparence të plotë dhe cilësore, të mungesës së llogaridhënies dhe ekspozimi i financave publike drejt koncensioneve apo kontratave të partnershipit që edhe për vitin 2023 nuk kanë ndaluar, por i ekspozojnë financat publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy