Rama: Mbyllim sot pakon e mbështetjes për 1 milionë individë në nevojë, shpërndahet në ditët e para të janarit

Rama: Mbyllim sot pakon e mbështetjes për 1 milionë individë në nevojë, shpërndahet në ditët e para të janarit

Qeveria po mbyll pakon e madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit - duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Një mesazh i tillë vjen nga Kryeministri Edi Rama, njofton se “Pakoja e Madhe”, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë si shtresa në nevojë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Rama thotë se kjo është qeveria e shumicës, jo e disave.

Faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes socialiste, pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të luftës me pandeminë, është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy