Foto / video / Futbollisti Leo Messi nuk di të kërcejë

Foto / video / Futbollisti Leo Messi nuk di të kërcejë

Në fushë është gjeni, por në pistën e kërcimit është krejt e kundërta dhe Leo Messi këtë e tregoi gjatë dasmës së tij.
Ylli argjentinas i futbollit shihet qartë në një video të xhiruar në dasmën e zhvilluar në Rosario të Argjentinës që nuk di të kërcejë fare.
Një përdorues i Twitter shprehu habinë e tij për mungesën e ritmit në kërcim të futbollistit të Barcelonës:

“Kërcimi i Messit të çudit kur merr parasysh që në fushë ka ritëm dhe lëvizje elegante”.
Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si "dasma e shekullit".
Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze. 
Rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy