Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar aktivitetin në QSUT për të reaguar në lidhje me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Teksa ka falenderuar Ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillio për kontributin e tij në Shqipëri, Rama i ka thënë se e di që sot nuk është dita më e mirë për të, por ai tha se faji nuk është i Ambasadorit por i shtetit Sqiptar që akoma nuk ka institucione serioze.



