Temperaturat do të zbresin deri në nga -9°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat do të zbresin deri në nga -9°C, parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në Jug dhe juglindje.

Përsa i përket motit, do të jetë në ndikimin e kthjellimeve të shumta, në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore Lindore, megjithatë edhe në këto zona nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës, vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë vendin.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e një qendre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në Jugperëndim të Europës, gadishulli Iberik dominohet nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, po ashtu herë pas here do të ketë stuhi të forta ere.

Do të vijojojnë reshjet e dëborës në Alpet e Europës si edhe shumë zona përreth tyre. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të paraqitet nën dominimin e masave te ftohta dhe të thata më origjinë Siberiane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy