Rapsodi i njohur kosovar me banim në Gjermani, Sami Veseli, ka vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij. Lajmi për vrasjen e trefishtë, është bërë i ditur në rrjetet sociale, nga një mik i tashmë të ndjerit Sami Veselit.
Në publikimin e tij të shoqëruar me foto, kjo vepër e rapsodit të njohur nga Ferizaj, arsyetohet me këtë mbishkrim: ”Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen… na shtyejnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjegjien shqiptare”.
Përveç detajeve të publikuara nga miku i rapsodit të njohur, ende nuk dihen motivet e këtij akti. Megjithatë, kjo masakër dyshohet të jetë shkaktuar për motive të dobëta.



