Skema e korrupsionit/ ILD hetoi 6 vendime të gjyqtares së “lirisë”, si e shkeli rëndë legjislacionin material dhe procedurial penal

Skema e korrupsionit/ ILD hetoi 6 vendime të gjyqtares së “lirisë”, si e shkeli rëndë legjislacionin material dhe procedurial penal

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha ka qenë nën hetim dhe vëzhgim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Hetimi ndaj saj erdhi si pasojë e vendimeve skandaloze dhe ka dhënë gjatë viteve të fundit, e cila ka liruar me vendim të formës së prerë disa të dënuar për vepra të rënda penale.

Disa nga emrat që kanë përfituar nga vendimet e gjyqtares Hoxha janë, Hekuran Billa i cili u ekzekutua pak kohë pas lirimit nga burgu, Endrit Dokle, Ilir paja dhe Genci Tafili. Të gjithë këta persona janë mjaft të njohur në botën e krimit dhe janë dënuar vite më për për disa vrasje. Ndërkohë, gjyqtarja Hoxha është arrestuar dje, pasi “në përpunim” kishte një tjetër vendim lirimi nga burgu për të dënuarin me vrasje, Saimir Petani. Hoxha ka liruar gjithashtu edhe Gentian Nezajn dhe Altin Skëndajn nëpërmjet një skeme korruptive sipas SPAK, për të cilën të dënuarit paguanin nga 6 deri në 12 mijë euro.

Me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë pas reformës, emri i gjyqtares Enkeleida Hoxha nisi të “godiste” në institucionin e ILD. Ky i fundit e ka hetuar gjashtë vendime të gjyqtares Hoxha duke arritur në konstatimin se ajo kishte kryer disa shkelje ligjore dhe proceduriale me dashje.

Mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal; mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal në dhënien e vendimit; Nxjerrja e akteve të paarsyetuara, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formë të arsyetuar”, konstaton ILD për shembull në lidhje me lirimin nga burgu të Hekuran Billës, para se ta vrisnin në Tiranë. ILD ka hetuar edhe lirimin e personazheve të tjerë nga burgu nëpërmjet uljes së dënimeve me arsyetime të ndryshme.

Skema e korrupsionit që prangosi gjyqtaren

Falë hetimeve disamujore të bëra nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale, sipas së cilës persona të dënuar, që vuanin dënimin në Burgun e Fushë–Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleida Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 mijë euro.

Në këtë skemë të kundërligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi, e cila në një rast ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim te gjyqtarja Enkelda Hoxha. Ndërkohë, gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elementët e veprës penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal. Ky i hetuar është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O. K. me objekt revokim të masës mjekësore “Mjekim i detyruar spitalor….”. Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psikiatriko – ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë e Mjekësisë Ligjore. Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve, eksperti ndërhyn te sekretaria e Mjekësisë Ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O. K.

Kush u arrestua dje dhe akuzat përkatëse

1. Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Krujës, e dyshuar për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim

2. Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

3. Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Krujës, e dyshuar për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

4. Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për “Ekspertim i rremë”

5. Sajmir Petani, i dënuar për vrasje, i dyshuar për “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim

6. Bledar Petani, vëllai i të dënuarit për vrasje, i dyshuar për “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim

7. Altin Skëndaj, i dyshuar për “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim

8. Gazmir Nezaj, i dyshuar për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim

9. Gentjan Nezaj, i dyshuar për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim

10. Isuf Tanuzi, i dyshuar për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy