Zjarr në një burg në Uruguai, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Zjarr në një burg në Uruguai, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Të paktën dy të burgosur humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi të burgosurit i vunë zjarrin një qelie burgu në Comcar, Uruguai.

Kjo është bërë e ditur mbrëmjen e së premtes nga Ministria e Brendshme e Uruguait, cituar nga mediat lokale.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Rehabilitimit (INR), Luis Mendoza, tha se ishte një incident sporadik dhe “jo një trazirë”.

Trupat e viktimave u gjetën në një qeli ku ndodheshin tetë të burgosur. Katër nga të plagosurit janë dërguar në spital me djegie të rënda.

Comcar pret rreth 4900 të burgosur, pothuajse një e treta e popullsisë së burgjeve të vendit të Amerikës së Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy