Hetimi ndaj Metës/ Berisha: Rama në panik të madh, SPAK udhëhiqet nga ai

Hetimi ndaj Metës/ Berisha: Rama në panik të madh, SPAK udhëhiqet nga ai

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot nga Pogradeci, nisjen e hetimit të SPAK ndaj kreun të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gjatë një deklarate pas takimit me strukturat e partisë në këtë degë, Berisha ka deklaruar se ky hetim tregon që kryeministrin Edi Rama e ka zënë paniku.  

Nga Pogradeci, Berisha tha se SPAK, SHISH dhe Autoriteti i Dosjeve janë kthyer në anekse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Berishës por përdor çdo procedurë false për të goditur kundërshtarët.

Ky njeri e ka shpallur veten armik i egër i shqiptarëve. PD nuk merr kurrë pushtet përveçse me votë. Protesta është pa asnjë diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë mësim kësaj qeverie.

Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, SHISH, Autoritetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008.

Edi Rama e ka dërguar në GJK atë ligj. PD është dhe ka qenë gjithmonë për ligjin e lustracionit. Por mos u ngutni. Edi Rama është në panik të tmerrshëm.

Mendon se duke përdorur procedura kundër kundërshtarëve mund të shpëtojë. Nuk shpëton. E ka nisur me falsifikim. Personi për të cilin akuzohet ka deklarur se nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rinisin protestat, që sipas tij do të jenë edhe në formën e mosbindjes civile.

Berisha i cilësoi ato si jo të dhunshme, por edhe jo shumë “gudulisëse”.

“Të gjitha format e protestave, përfshirë edhe mosbindjen civile. Nuk është e dhunshme. Por edhe gudulisëse nuk është.

Asgjë nuk ka penguar dhe nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara dhe e shihni si përpëlitet.

Berisha, pas takimit me Kryesinë e degës së PD në Pogradec, tha poashtu në një prononcim për mediat se çdo shqiptar ka mision rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës i cili ka vrarë votën e lirë.

Shtrova para tyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat e demokrate, që ka sot PD-ja, për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve i cili ka përqendruar në duart e tij duke dhunuar votën.

Më 25 prill, garë midis shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera, që do të thotë se nuk ishte garë elektorale.

I lëmë mënjanë tonelatat me euro krimi që u përdorën për të blerë vota, bandat për të ushtruar terror, marr faktin e shtetit si parti elektorale.

Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10 për qind më shumë se sa në 91-shin tek Ramiz Alia, është një pushtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët.

Plaçkitje e grabitje ndaj qytetarëve. Demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndësishëm se në 91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i votës së lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy