Meta takim me drejtorin rajonal të OBSH-së për Europën: I domosdoshëm rimbursimi i shpenzimeve për barnat

Meta takim me drejtorin rajonal të OBSH-së për Europën: I domosdoshëm rimbursimi i shpenzimeve për barnat

Presidenti Ilir Meta kërkon nga qeveria një vëmendje më të shtuar në menaxhimin e pandemisë. Për Metën, duhen shtuar sa më parë testimet, kapacitetet spitalore si edhe të rimbursohen barnat për të sëmurët. Këto presidenti i theksoi edhe gjatë një takimi që pati me Drejtorin e OBSH për Evropën, Hans Kluge.

“Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe  kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë. Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike”, tha Presidenti Meta.

Dr. Hans Kluge vlerësoi një ditë më parë se Shqipëria e ka nën kontroll pandeminë. Por megjithatë, ai tha se duhet treguar kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy