Llazo: Problemi i maturantëve jo te aplikimi për në universitete, por te përzgjedhja e degëve (VIDEO)

Llazo: Problemi i maturantëve jo te aplikimi për në universitete, por te përzgjedhja e degëve (VIDEO)

Ekspertja e arsimit, Ana Llazo, flet për vështirësitë e hasura nga maturantët në mbarë vendin në plotësimin online të formularit A1 dhe A1Z për zgjedhjen e degëve universitare.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ajo deklaroi se plotësimi i formularëve ka disa vite që aplikohet në e-Albania dhe në gjithë këto vite, maturantët kanë pasur po të njëjtën problematikë.

Drupal Ad

Ti identifikohesh me e-Albania, klikon te matura shtetërore, plotëson formularin, bën përzgjedhjen e degëve, bën klik që u aplikua dhe mbas kësaj procedure online, duhet të paraqitesh te gjimnazi dhe të bësh konfirmimin e që e kanë aplikuar formularin.

Problemi qëndron jo te mënyra e aplikimit, por te mënyra si bëjnë përzgjedhjen e degëve.

E kam ngritur si problem se jam marrë dhe me këshillimin e karrierës dhe e shoh si problem kryesor që ata nuk informohen.

Ndodh që këta maturantë, marrin deri diku një informacion paraprak rreth muajit prill apo maj nga disa universitete, por unë e shoh më shumë si fushatë nga universitetet private, se sa informim.

Ministria e Arsimit duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi kësaj problematike dhe duhet të jetë sa më e mirë strukturuar për t’i ndihmuar maturantët.

Do i sugjeroja maturantët që të mos nisen nga prirjet e bashkëmoshatarëve apo familjes dhe nuk shikojnë me prioritet disa degë të tjera, ku mund të kenë më shumë aftësi apo degëve që kanë më shumë prioritet për të ardhmen.

Do e vija theksin te dega e mësuesisë. Shumë të paktë janë ata maturantë që do të donin të bëhen mësues. U duhet dhënë një shtysë këtyre maturantëve.

Dy tre vitet e fundit zgjedhjet kryesore kanë qenë teknologjia e informacionit, inxhinieria, mjekësia, infermieria dhe dega e ekonomikut, ndërsa degët e tjera janë lënë si në harresë dhe nuk ka interes të shtuar të maturantëve.

E pyetur se nëse ka rënie të sistemit e-Albania, ajo tha se ministria e Arsimit e ka marrë parasysh se çdo gjë ka kaluar online dhe nëse do të ndodhte do të kishte një shtytje të afatit të aplikimit.

Sa i takon shifrës prej 2.2% të popullsisë në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, Llazo tha se është një shqetësuese si shifër.

Të rinjtë shqiptarë kanë interes për tu arsimuar, por ndoshta ka të bëjë me cilësinë e nivelit arsimor vitet e fundit.

Ky problem qëndron më shumë në zonat rurale, për shkak të kushteve ekonomike, detyrohen dhe lënë shkollën.

Një faktor tjetër janë dhe martesat e hershme. Besoj se grupmosha nga 12-18 vjeç.

Pjesa që nuk dinë as të shkruajnë dhe lexojnë më shumë i përket komunitetit rom dhe egjiptian dhe ministria duhet të bëjë më shumë punë në këtë pjesë, për politika sa më shumë mbështetëse për shkollën.

Bazuar në rezultatet mendoj që ka një rritje të analfabetizmit. Ministria është institucioni përkatës që duhet të punojë më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy